Lëvizja e Ramiqit bëhet parti politike

20:42 / 5.02.2013

Nuk është vetëm rruga ajo përmes së cilës Lëvizja Bashkohu do të tentojë t’i realizojë kërkesat e veta. Organizata joqeveritare, e njohur më tepër për protesta proislame, tashme ka mësyrë politikën, duke u shndërruar në parti politike “Lëvizja Islame Bashkohu”, me pretendimin për të qenë edhe pjesë e kuvendit të Kosovës.

Subjekti më i ri poltik, të mërkurën, edhe zyrtarisht bëri kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u regjistruar si parti.

Në kopjet që siguroi Klan Kosova shihet se kërkesa për regjistrim në KQZ u bë me emrin “Lëvizja Islame Bashkohu”. Akronimi i saj është LISBA.

Fuad Ramiqi, që është parë si lider i lëvizjes, nuk do të jetë kryetar i saj tash si parti, të paktën në letra.

Ai që mori këtë përgjegjësi është kolegu i tij, Arsim Krasniqi. Por, as i pari e as i dyti nuk deshën të flasin pse vendosën t’i hyjnë politikës.

Lëvizja Bashkohu u bë e njohur për organizimin e protestave masive gjatë verës së 2011, që kishin synim ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë, futjen e edukatës fetare në shkolla dhe mos përjashtimin nga mësimi të vajzave me mbulesa./Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.