Çitaku dhe Jeremici sërish polemizojnë në Twitter

22:42 / 6.02.2013
Ka shpërthyer sërish polemika në rrjetin social Twitter, mes Ministres së Integrimeve Evropiane, Vlora Çitakut, dhe ish ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremic, aktualisht kryesues i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 Debati ka filluar me njohjet e Kosovës: Janë 98 shtetet e OKB-së që e kanë njohur Kosovën, dhe shumë të tjera që,sipas Çitakut pritet të vijnë.

“Po të ishte kjo e vërtet, do të tentonin të vijnë në Asamblenë e përgjithshme... i presim”, ka thënë Jeremici.

Pason përgjigja e ministres kosovare: “Ne do të jemi së shpejti në OKB. Ti e di numrin e shteteve që na kanë pranuar. Pavarësia është e pakthyeshme”.

“Që diçka të jetë e kthyeshme/e pakthyeshme, duhet që së pari të ndodhë”, thotë Jeremici, duke aluduar se “pavarësia e Kosovës nuk ka ndodhur”:

“Do t'i them ambasadorit tonë në SHBA që t'ua dërgojë vendimin e GJND-se për pavarësinë”, shkruan Çitaku.

Ndërsa, Jeremic përgjigjet: “E di mirë se çfarë shkruan aty. Një nga shumë pengesat ligjore për të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës dhe Metohisë”.

Ndërkaq, Çitaku ia kthen me sarkazëm: “Hmmm... Gjyqtarët nuk do të pajtohen me ju! Lexojeni prapë! Të falënderojmë që e iniciuat këtë rast (vendimin e GJND-së - v.j.)” /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.