Xhelili: EULEX-i ta informojë Kuvendin

23:13 / 6.02.2013
EULEX-it pritet që t’i bëhet kërkesë zyrtare që të informojë Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së për gjendjen në veri të Kosovës. Anëtari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Fatmir Xhelili ka deklaruar për Telegrafin se është Kuvendi i Kosovës që ka miratuar angazhimin e EULEX-it për të shërbyer si institucioni kryesor përgjegjës për sigurinë në këtë pjesë problematike të vendit, prandaj duhet që ky mision ta informojë Kuvendin.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri të mbajtur dje, deputeti Xhelili kishte vlerësuar se informimi nga institucionet e sigurisë vendase dhe ndërkombëtare është më se i nevojshëm për shkak se në veri të Kosovës është tensionuar shumë situata, që mund të jetë edhe pasojë e procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Xhelili ka deklaruar për Telegrafin se do të angazhohet që Komisioni të dërgojë një kërkesë zyrtare në adresë të misionit evropian.

“Pres që pas marrjes së kërkesës zyrtare, EULEX të reflektojë. Qëllimi jonë nuk është që të bëhemi tutorë, por thjesht vlerësojmë se misioni evropian duhet të informojë institucionet tona për situatën në veri”, ka deklaruar Xhelili.

Sipas tij, për të përmirësuar situatën e sigurisë duhet që të ketë një bashkëpunim më të mirë ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

“Siguria atje është e ndërlidhur edhe me çështje politike, dhe në këtë aspekt edhe EULEX nuk mund të fajësohet plotësisht. Ndërkohë, në strukturat e Policisë së Kosovës që janë aktivë në pjesën veriore të Kosovës ka mjaft oficerë që kanë vullnet për të përmirësuar gjendjen e sigurisë, edhe pse llogaritet që një pjesë e oficerëve nga komuniteti serb nuk janë edhe aq të interesuar”, ka thënë Xhelili.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit ilegal të Mitrovicës, Kërstimir Pantic, se KFOR dhe EULEX duhet të largohen dhe t’i lënë përgjegjësitë të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, deputeti Fatmir Xhelili ka deklaruar se kjo është vetëm një taktikë për të synuar legalizimin e kësaj organizate ilegale që vepron në këtë pjesë.

Xhelili deklaron se kjo duket një përpjeke e dëshpëruar, për shkak se Serbia do të obligohet për të shpërbërë strukturat ilegale të sigurisë në veri të Kosovës.

Ditëve të fundit është tensionuar situata në pjesën veriore të Kosovës. Ndërsa incidenti më serioz ishte hedhja e një mjeti shpërthyes në një banesë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, gjatë të cilës u lënduar dy fëmijë. I dyshuar për këtë sulm është një i ri i nacionalitetit serb. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Fatmir Xhelili
Fatmir Xhelili
 
 
Magazina
11:39 / 23.05.2013
Katherine Heigl

Heigl pëlqen jetën në fshat

Katherine Heigl kurrë nuk ka qenë më e lumtur se sa tash që është zhvendosur në Utah me burrin e saj Josh Kelley dhe dy ...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.