Votat e Konventës u manipuluan

8:18 / 7.02.2013
Kuvendi i VI Zgjedhor i Partisë së kryeministrit Hashim Thaçi, ka nxjerrë “juniorët” në “top- listën” e Këshillit Drejtues, duke i “shkelur” themeluesit dhe veteranët e kësaj partie.

Rangimi i tyre ndër të parët në këtë listë, ka nxjerrë në sipërfaqe revoltim dhe pakënaqësi të shumta të strukturave të vjetra të partisë, të cilët kanë drejtuar gishtin te hajnia, duke thënë se votat e delegateve janë manipuluar, duke i favorizuar personat e afërt me liderin e partisë, shkruan “Zëri”.

Ata janë renditur të parët, jo se kanë qenë më të mirët dhe më të votuarit, por pse kanë “ditur” ta luajnë lojën me manipulim dhe vjedhje të votave të 718 delegatëve.

Një zyrtar i lartë i kësaj partie, i ka deklaruar gazetës “Zëri” në kushte anonimiteti, se ditën e votimit për anëtarë të Këshillit Drejtues të PDK-së, ka qarkulluar nëpër duar e korridore një listë me emra të personave të krahut të Thaçit, e cila është servuar nga shefi i partisë.

“Jo gjithkush ka pasur “nderin” që ta ketë në duar listën e përpiluar nga lideri i partisë, me emrat e preferuar të tij, që duhet të jenë të renditur të parët. Ajo është mbajtur me mjaft “besnikëri” nga njerëzit që janë “dora e djathtë” e kryeministrit Thaçi, ndërkaq është mbajtur e fshehur nga personat që cilësohen si krah i sekretarit të partisë, Jakup Krasniqi, dhe nënkryetarit Fatmir Limaj”, ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së.

Gjithashtu, ky burim ka konfirmuar se kutitë e votimit nga Hoteli Emerald, ku është mbajtur Kongresi i VI zgjedhor janë bartur drejtë selisë së PDK-së. E për “përkujdesjen” e tyre ka marrë obligim Abelard Tahiri, i cili është këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi, me shumë shokë të tjerë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Zëri
Foto: Zëri
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
12:17 / 18.05.2013

2.5 euro - një ar tokë ka shitur AKP

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur hiç më pak se 20 hektarë tokë për vetëm 5 mijë euro, në valën e 13 t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.