Serbia e bëri një hap drejt njohjes së Kosovës

21:51 / 7.02.2013

Opinioni ndërkombëtar, takimin e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic, e sheh si një hap tjetër drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës, pavarësisht se Beogradi këtë takim ndryshe e interpreton.

Edhe Presidenti Nikolic e di këtë, thotë James Ker-Lindsay, analist për politikën e Evropës Juglindore, në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike.

“Nëse Nikolici vërtet ka qenë kundër që Kryeministri Ivica Dacic të udhëheqë dialogun me Prishtinën, ka mundur ta shmangë këtë takim dhe të insistojë që takimet të jenë në nivelin e kryeministrave. Në vend të kësaj, edhe në qoftë se ai e bëri këtë nën presionin e BE-së, ai e pranoi ftesën për takim. Sipas mendimit tim, kjo nënkupton se autoritetet serbe janë pajtuar që rrugën drejtë BE-së ta vënë në planin e parë”, thotë ai për Danas.

I pyetur nëse dialogu Prishtinë-Beograd po shkon në drejtimin e duhur, Ker-Lindsay thotë se po, ndërsa shton se Serbia është në pozicion më të rënd.

“Është vendosur zgjedhja e qartë: ose do të bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën ose Serbia do të përballet me vonesa në rrugën e integrimeve evropiane. Qeveria serbe ashiqare ka vendosur për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thotë ai. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.