Misionet e huaja në Kosovë, pa datë largimi

17:18 / 11.02.2013
“Çfarë kam bërë unë për Kosovën prej se erdha këtu? Po i bëjë hapat e parë në terren, dhe po bëjë përpjekje të mëdha që të kuptoj se çfarë ka ndodhur me ju në vitet e kaluara”, kjo është përgjigja që jep shefi i ri i EULEX-it Bernd Borchardt, kur pyetet nga mediet se cili ka qenë kontributi i tij për Kosovën, prej se mori postin e ri.

Në fakt, diplomati gjerman ka 11 ditë prej që ka nis punën në krye të misionit të Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, dhe të hënën ka takuar kryeministrin Hashim Thaçi për të diskutuar partneritetin e tyre të ardhshëm.

“Pres me padurim, që të punojmë dhe bashkëpunojmë ngushtë; për sfidat të cilat nuk duhet nënvlerësuar. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe EULEX-i, të punojnë ngushtë. Ne gjendemi në një partneritet, dhe në një partneritet të tillë edhe përgjegjësitë janë për të gjitha palët”, tha ai.

Por në fakt misioni që drejton Borchardt, funksionon paralelisht me tri misione tjera ndërkombëtare, të cilat po ashtu funksionojnë në një lloj partneriteti me autoritetet kosovare.

Ato janë instaluar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999. Ka prej tyre që ende nuk e dinë as kur do të largohen.

Misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë (KFOR), tjetri i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), dhe i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), janë tri misione ndërkombëtare që prej pasluftës në Kosovë u mandatuan për t’u kujdesur për çështje specifike dhe ndërtimin e kapaciteteve lokale.

Për KFOR-in, pavarësisht rrethanave, mandati i forcave paqeruajtëse mbetet i njëjtë.

“Sipas rezolutës 1244 të KS të OKB-së, dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake [Marrëveshja e Kumanovës], ne jemi përgjegjës për të kontribuuar për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes gjithandej Kosovës, dhe kjo nuk do të ndryshojë”, tha zëdhënësi i KFOR-it Uwe Nowitzki.

Me rezolutën 1244 ende vazhdon të funksionojë edhe UNMIK-u.

Zëdhënësi Oliver Salgado sqaron se misioni i tyre sot është që të asistojnë komunitetet për të bashkërenduar me autoritetet në Prishtinë dhe Beograd.

“Po vazhdojmë me e zbatuar mandatin tonë, duke qenë neutral ndaj statusit, dhe jemi operacional sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Neutral ndaj statusit vazhdon te jetë edhe misioni i OSBE-së. Dikur kjo organizatë kujdesej për zhvillimin e institucioneve dhe ndërtimin e kapaciteteve të tyre. Kurse sot bënë punë krejt tjetër.

“Qëllimi i përgjithshëm i misionit është që të ndihmoj Kosovën të zhvillohet si një shoqëri demokratike dhe shumëkombëshe, ku të drejtat e të gjitha grupeve dhe individëve janë të mbrojtura dhe respektohen”, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i OSBE-së Nikola Gaon.

Por përveç EULEX-it, asnjëra nga të tri misionet e huaja, nuk e di se kur do të largohen. Në fakt, disa edhe qeshen kur pyeten se kush do të kujdeset për punën që bënë ato deri në ditën e largimit nga Kosova.

“Kjo është një pyetje e mirë, por unë nuk do të spekuloj. Dhe tani për tani, nuk kemi paraparë ndonjë afat për një lëvizje të tillë [largim të plotë nga Kosova]...andaj është shumë shumë keq që të spekuloj, dhe unë këtë nuk do ta bëjë”, përgjigjet zëdhënësi i KFOR-it Uwe Nowitzki.

EULEX-i ka mandat deri më 14 qershor 2014. Pesë vjet pas pavarësimit të Kosovës, një organizatë ndërkombëtare ka mbaruar punën e saj.

Zyra Civile Ndërkombëtare, me pavarësimin e plotë të vendit, është larguar nga Kosova. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:04 / 22.05.2013
Jennifer Aniston

Aniston ka qarë për Jolien

Jennifer Aniston raportohet se ka qarë kur ka dëgjuar për largimin e dyfishtë të gjinjve të Angelina Joliet dhe tash dës...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
11:44 / 22.05.2013

Kontrata për investime në Kombinatin Xehetar “Trepça”, e nënshkruar nga Serbia me konsorciumin amerikan New Generation ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.