Gjukaj: Faturimi i KEK-ut është i sigurt 99.9 për qind

20:00 / 11.02.2013

Përfaqësues të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke folur për ankesat e konsumatorëve për fryrje të faturave të muajt janar të këtij viti, kanë thënë se në KEK janë ankuar vetëm 0.008 për qind të konsumatorëve në të gjithë Kosovën. Sipas drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj, faturimi i KEK-ut është i sigurt 99.9 për qind dhe bazuar në këto shifra del nuk ka diçka të jashtëzakonshme .

Drejtori Gjukaj, sot pasdite në një konferencë për media, ka thënë se për muajin janar në të gjithë Kosovën janë bërë 350 ankesa prej të cilave janë shqyrtuar 318.

“Bëhet fjalë për 376 ankesa të marra nga të gjitha distriktet ku numri më i madh është Prishtina me 177 ankesa, Prizreni me 67, Peja me 59, Ferizaj me 36, Gjilani me 18, Gjakova me 12, Mitrovica me 7. Prej këtyre 376 ankesave, 350 i takojnë muajit ose ankesave për faturat e muajit janar. Prishtinë 167, Prizreni 54, Peja 59, Ferizaj 36, Gjilani 15, Gjakova 12, Mitrovica 7, që në total janë 350 ankesa. Ndërsa në total deri para dy orëve ne kemi marrë 1234 ankesa. Nga këto ankesa të shqyrtuara janë 160 në Prishtinë, 46 në Prizren, 46 në Pejë 35 në Ferizaj, 13 në Gjilan, në Gjakovë 12 dhe në Mitrovicë 6 që në total janë 318. Për kalibrim nga të gjitha ato ankesa kemi 32. Që në total numri i ankesave është 0.08 për qind të konsumatorëve”, ka thënë Gjukaj.

Ai ka bërë të ditur se nga këto ankesa për kalibrim janë 32 , ndërsa të refuzuara janë 92 ankesa në të gjithë Kosovën.

Pjesërisht të aprovuara, ai ka thënë se janë 225 ankesa në të gjithë Kosovën apo 0.04 për qind. Ndërsa gabim për shkak se nuk ka pasur qasje lexuesi i KEK-ut janë 63 raste, apo 0;01 për qind në gjithë Kosovën.

Gabim në lexim sipas tij janë 78 raste apo 0.01 për qind, lexim jo i rregullt në total 28 apo 0.006 si dhe gabim në faturim në total janë 7 apo 0.001 për qind.

Gjukaj ka thënë se bazuar në këto shifra del se faturimi i KEK-ut është shumë i sigurt dhe nuk ka diçka të jashtëzakonshme deri më tani.

“Në total, të nderuar, këto shifra tregojnë se faturimi i KEK-ut është shumë i sigurte dhe përqindja është 99.9 për qind në Prishtinë, 99.9 për qind në Prizren, 99.9 për qind në Pejë, 99.9 për qind në Ferizaj, 99.9$ Ferizaj, 99.9 për qind në Gjakovë, 99.9 për qind në Mitrovicë apo në total 9.995. Numri i ankesave është 1234 apo 0.25 e konsumatorëve. Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodh, përkundrazi deri më tash me numrin e ankesave që kemi marrë gjendemi më mirë se sa në muajt tjerë”, ka theksuar Gjukaj.

Kundër fryrjes së faturave nga ane e KEK-ut, qytetarët e Kosovës të revoltuar para disa ditësh kanë protestuar dy ditë rend. Ata kanë paralajmëruar edhe protesta tjera, nëse KEK-u nuk i përmirëson faturat e tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.