Simic: Njohja e Kosovës nga Egjipti do të bënte kthesë në OKB

11:19 / 18.02.2013
Predrag Simic, profesor i shkencave politike nga Beogradi, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Egjipti do të ishte urimi më i mirë për Kosovën, në pesë vjetorin e pavarësisë së saj.

Ai ka thënë se kjo njohje do të nxiste edhe njohjet nga vendet e painkuadruara dhe nga vendet e botës islame, të cilat deri janë përmbajtur nga njohja e pavarësisë së Kosovës.

Simic ka përkujtuar se Egjipti, me gjithë problemet e veta, ka ndikim të madh te vendet e botës arabe, sidomos të vendet e Gjirit Persik dhe të Lindjes së Mesme, transmeton Qik.

Ai ka thënë se njohja e shtetit të Kosovës nga dy të tretat e vendeve anëtare të OKB-së do ta vështirësojë shumë edhe pozicionin e vendeve të tjera dhe ka theksuar se në këtë situatë nuk do të kishte efekt as vetoja eventuale e Rusisë dhe Kinës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
14:07 / 22.05.2013

Të ndryshohen politikat ekonomike të Bosnjës ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar me ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Ener...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.