Kosova do të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara

14:51 / 20.02.2013
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për të përditshmen turke “Today’s Zaman”, ka thënë se integrimi i shtetit të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare është një proces i pandalshëm, duke theksuar se askush nuk mund ta ndal rrjedhën e historisë.

Gjatë intervistës ekskluzive për këtë gazetë me renome në Turqi, Hoxhaj ka thënë se shtrirja gjeografike e njohjeve të Kosovës është globale dhe se Republika e Kosovës do të ekzistojë gjithnjë si shtet i pavarur.

Ai ka theksuar se anëtarësimi në Kombet e Bashkuara do të arrihet hap pas hapi, duke shtuar se nuk ka asnjë dilemë se një ditë Republika e Kosovës do të jetë pjesë e OKB-së.

“Republika e Kosovës është një fakt i cili po pranohet çdo ditë e më shumë jo vetëm nga Serbia por edhe nga shtetet e tjera të botës, andaj nuk ka asnjë arsye që shtyhet njohja e plotë e Kosovës”, ka thënë kryediplomati kosovar.

Lidhur me proceset integruese euroatlantike, Hoxhaj tha se si një shtet i pavarur, Kosova tani është në faza të ndryshme të anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare, në veçanti në BE.

“Që nga fillimi aspirata e jonë ka qenë që t’i bashkohemi institucioneve euro-atlantike. Vitin e kaluar ishte një hap shumë i suksesshëm në avancimin e agjendës evropiane dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet në këtë drejtim”, ka thënë Hoxhaj.

Në intervistë, Hoxhaj ka folur edhe për marrëdhëniet me Turqinë, duke vlerësuar se ky shtet është partner strategjik i Kosovës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:00 / 18.05.2013
Rooney Mara

Rooney Mara fytyrë e Calvin Klein

Aktorja e njohur, Rooney Mara, është bërë fytyra e re e brendit të njohur Calvin Klein.
Teknologji
9:45 / 18.05.2013
Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Lenovo K900, një super-telefon i ri Android

Modeli i shumë-përfolur i telefonit të mençur Lenovo tashmë është prezantuar me karakteristikat e tij të veçanta.
Ekonomi
16:34 / 17.05.2013
Foto: Arkiv

Mbi 3600 projekte presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Një numër i madh i fermerëve, po presin mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë. Janë rreth 3627 projekte të ndryshme t...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.