Kaufman: Krenar me Adem Jasharin

10:39 / 26.02.2013
Ish anëtari i Asamblesë së New York-ut, Stephen B. Kaufman dhe njëri ndër përkrahësit më të mëdhenj të shqiptarëve, të cilin shqiptarët e konsiderojnë si një shqiptaro- amerikan nga Bronxi, ka thënë se në pesë vjetorin e pavarësisë duhet të kujtohet sakrifica e Adem Jasharit, pastaj personat e pagjeturit, si dhe të kujtohet dhe të kërkohet Ukshin Hoti.

Ai ka thënë se për shqiptarët është shumë e rëndësishme që të gjenden të pagjeturit, dhe nëse janë gjallë të kthehen në vendin e vet, e nëse nuk janë gjallë, sipas tij duhet të ketë ndonjë konkluzion që të dihet se për çka ata janë zhdukur dhe çfarë ka ndodhur me ta, transmeton “KosovaPress”.

“Së pari është kënaqësi që më konsideroni si shqiptaro-amerikan. Ne duhet t\'i kujtojmë dy gjëra: e para është forca dhe krenaria që na ka ardhur nga Adem Jashari i cili e sakrifikoi jetën e tij me 7 Mars 1998 për çlirimin e Kosovës dhe së dyti ne duhet të kujtojmë të pagjeturit, ku dihet se 1,780 njerëz akoma numërohen si të zhdukur dhe po-ashtu e kujtojmë dhe kërkojmë Prof. Ukshin Hotin”, ka thënë Kaufman.

Kaufman ka përmendur se 28 Nëntori është një datë e rëndësishme për të, por edhe për të gjithë shqiptarët, ngase në këtë datë ka lindur Adem Jashari, si dhe Skënderbeu e ka çliruar qytetin e Krujës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
14:07 / 22.05.2013

Të ndryshohen politikat ekonomike të Bosnjës ndaj Kosovës

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, është takuar me ministrin e Industrisë, Tregtisë dhe Ener...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.