Kryeziu: Kuvendi nuk mund të anashkalohet!

15:38 / 26.02.2013
Zëvendëskryetari i Komisionit parlamentar për Administratë Publike e Qeverisje Lokale, Eqrem Kryeziu, vlerëson se është bërë gabim që Plani për asociacionin e komunave në veri nuk ka kaluar më parë nëpër filtrat e Kuvendit të Kosovës. Kryeziu ka deklaruar për Telegrafin se Qeveria nuk mund ta ndalojë Komisionin që angazhohet për të monitoruar nga afër mënyrën se si do të zbatohet projekti.

“Sigurisht se ne do të jemi të vendosur për të luajtur rolin tonë si anëtarë të Kuvendit. Është dashur që edhe para se të përpilohet plani edhe para se të pranohet, të merrte vizë nga Kuvendi”, ka thënë Kryeziu, i cili është deputet nga radhët e LDK-së.

Sipas Kryeziut, duket se plani për asociacionin e komunave serbe u ‘imponua’, si të gjitha marrëveshjet e tjera ndërkombëtare. Ai mendon se megjithatë, kur vjen puna për t’u implementuar, duhet që të ndiqet një praktikë e monitorimit nga ana e Legjislativit.

“Do të angazhohemi që ky plan të mbetet patjetër brenda kushteve që i parasheh Plani Ahtisaari dhe Kushtetutës së Kosovës, për të mos prekur sovranitetin e vendit”, ka thënë Kryeziu.

Kuvendi e Kosovës kishte miratuar një Rezolutë që e obligonte Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar bisedime me palën serbe në Bruksel, por duke theksuar faktin se nuk bën të cenohet sovraniteti i vendit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.