Nuk kemi fshehur asgjë

20:57 / 26.02.2013

Qeveria e Kosovës ka dërguar dokumente me bollëk në Bruksel para se të arrihen këto marrëveshjet e fundit, siç është edhe ajo për shpërbërjen e strukturave të paralel në veri. Zëvendëskryeministri i vendit, Hajredin Kuçi ka thënë se asgjë nuk është fshehur në këtë dialog.

“Nuk ka asgjë që e kemi thënë e që e dëmton vendin. Nuk ka asgjë të fshehtë”, ka deklaruar zëvendëskryeministri.

Ai ka thënë se Kosova ka dërguar dokumente për mënyrën e shtrirjes së autoritetit të vendit në atë pjesë.

“Për këtë çështje kemi dërguar dokumente”, ka thënë Kuçi për Klan Kosova.

Ndërkohë ai ka thënë se njerëzit të cilat kanë kryer vepra kriminale nuk mund të jenë pjesë e institucioneve të vendit.

“Ne kemi njerëz që kanë marr në krim të organizuar dhe ata nuk mund të jenë pjesë e strukturave të institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.