Rokadë në Qeveri: Vlora në vend të Bajramit, Besimi në vend të Bedriut?

15:47 / 2.03.2013
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re janë në fazën përfundimtare të marrëveshjes për ndryshime në kabinetin qeveritar.

Burime brenda dy partive në pushtet, kanë për Radio Kosovën se çështja e emërimeve pothuajse është vendosur dhe se deri javën e ardhshme do të jetë gati përbërja e re.

Sipas të njëjtave burime, Aleancës Kosova e Re do t’i jepet Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe emri i ministrit është vendosur të jetë shefi aktual i Rrjetit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë (KOST) Fadil Ismaili.

Ndërsa, Besim Beqaj mësohet se do të lëvizë në Ministrin e Integrimit. Megjithatë, ai ka kërkuar të shkojë ministër i Financave pas largimit të Bedri Hamzajt.

Për postin e ministrit të Financave në kombinim është edhe Safete Hadërgjonaj që kryeson Komisionin Parlamentar për Financa, si dhe Behxhet Haliti - shefi aktual i departamentit të Administratës Tatimore.

Ajo që dihet është se Bajram Rexhepi do të lërë postin e ministrit të Punëve të Brendshme. Për ta zëvendësuar në këtë post mësohet se personi më i pëlqyer është Vlora Çitaku, ministrja aktuale e Integrimit.

Lëvizje pozitash do të ketë edhe në nivel zëvendësministrave, për të cilat AKR ka kërkuar katër pozita.

Ajo që është mësuar gjithashtu është se postin e zëvendësministrit të diasporës do ta lë edhe Nuredin Lushtaku dhe kjo pozitë do t’i jepet dikujt nga Partia e Drejtësisë.

Në këtë rifreskim pozitash, në ekzekutivin e vendit, në kombinim për t’u bërë pjesë e strukturës qeverisëse është përmendur gjithashtu edhe emri i Kadri Veselit.

Megjithatë, deri më tani, askush nuk ka pranuar të flas zyrtarisht as në Partinë Demokratike e as në Aleancën Kosova e Re. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.