Me serbët e veriut të dialogojë Qeveria e Kosovës

19:55 / 2.03.2013
Me serbët e veriut të Kosovës duhet të bisedojë vetëm Qeveria e Kosovës, mundësisht pa praninë e ndërkombëtarëve, të cilët e kanë krijuar problemin e veriut dhe e kanë toleruar strukturat paralele në atë pjesë të vendit tonë, vlerësojnë analistët politikë. Analisti Belul Beqaj mendon se problemi qëndron te bashkësia ndërkombëtare , e cila po kërkon zgjidhje të pranueshme, e jo zgjidhje të drejtë mes Serbisë dhe Kosovës .

Në bazë të formatit të tanishëm të bisedimeve, pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në bisedime me Serbinë do të ishte e palejueshme dhe e dëmshme për Kosovën, ka thënë për Telegrafin Bajrush Morina, kryeredaktor i gazetës Bota Sot.

“Serbët e Kosovës i kanë mjaft të fortë ‘avokatët’ e tyre nga Beogradi dhe ata nuk kanë çka të kërkojnë më tepër në këto bisedime më shumë se sa ato që po i kërkojnë presidenti serb Nikoliq e kryeministri Dacic”, tha Morina.

Sipas tij, Nikolici po kërkon autonomi për veriun ndërsa Dacic shkon edhe më larg duke kërkuar bashkimin e kësaj pjese të Kosovës me Serbinë. Këto kërkesa janë edhe të serbëve të veriut të Kosovës”,tha ai.

Morina vlerëson se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të jenë pjesë e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë, vetëm atëherë kur faktori ndërkombëtar ndërron pozicionin dhe vendos për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë.

“Për momentin shqiptarët e Luginës së Preshevës do të duhet të luftojnë për më shumë të drejta në trojet dhe komunat e tyre etnike”, ka deklaruar Morina.

Ndërsa, analisti Belul Beqaj, vlerëson se serbët e Kosovës janë në konfuzion. Sipas tij, zgjidhja që do të nxjerr shteti i Serbisë u duket pak, ndërsa vetë nuk mund të nxjerrin më shumë nga negociatat, pa shtetin e Serbisë .

“Ata duhet ose t’i besojnë shtetit të tyre ose të marrin mbi vete përgjegjësinë për fatin e vet, pavarësisht se çfarë mund të përfitojnë në dialog”, tha Beqaj për Telegrafin.

Ai mendon se problemi qëndron te bashkësia ndërkombëtare, e cila po kërkon zgjidhje të pranueshme, e jo zgjidhje të drejtë mes Serbisë dhe Kosovës .

“Sikur të kërkohej zgjidhja e drejtë atëherë do të duhej të aplikohej kriteri i njëjtë si për serbet e Kosovës edhe për shqiptarët e Serbisë”, ka thënëBeqaj. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.