Rexhepi: MUP-i dhe BIA aktive ne veri

20:03 / 4.03.2013
Mund të jenë edhe 1,000 pjesëtarë, por autoritetet kosovare nuk e dinë saktësisht numrin e forcave që Serbia ka sistemuar brenda strukturave të veta të sigurisë në veri të Kosovës, që Prishtina i quan si struktura ilegale.

Ajo çka dinë saktë institucionet në Prishtinë, është se shërbimet e inteligjencës policore dhe ushtarake serbe, ka argatët e vetë matanë Ibrit. Ka policë dhe ish-policë të MUP-it.

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi tha për Radion Evropa e Lirë, se shtrirja e institucioneve serbe të sigurisë në veri, është e evidentuar.

“Në numër është shumë vështirë të dihet numri. Por në shumicën e rasteve, është llogaritur se janë diku rreth 200 deri në 400. Ky numër ka variruar varësisht nga situata. Këto janë struktura të MUP-it. Kurse për strukturat e BIA-së nuk kemi ndonjë informacion".

"Ndërsa të Mbrojtjes Civile, llogaritet diku që mund të jenë rreth 500-600, se aty përfshihen edhe zjarrfikësit, edhe përpara mbrojtja territoriale-siç e kanë quajtur-kanë funksionuar të gjithën nën petkun e Mbrojtjes Civile,” numëroi ministri.

Ai sqaroi se Serbia ka struktura të shtrira në veri që vijnë nga aradhet e policisë, dhe ish-pjesëtarët e MUP-it.

Detaj tjetër, sipas ministrit Rexhepi, është se disa prej këtyre policëve të Serbisë janë qytetarë të Kosovës, por ka edhe nga Serbia.

Beogradi zyrtar, në veri ka funksionale edhe Agjencinë e Sigurisë dhe Inteligjencës-BIA, por jo vetëm kaq siç shpjegon ministri.

“Kanë edhe një formacion të inteligjencës ushtarake. Dhe si struktura ilegale të cilat kamuflohen nën petkun e veprimeve emergjente, ose të mbrojtjes civile, janë ish-strukturat qoftë ushtarake të formacionit, që nën petkun e zjarrfikësve ose reagimeve emergjente, kanë pretendime edhe ata që në situata të caktuara të jenë të armatosur dhe të veprojnë,” shpjegoi Rexhepi.

Kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Dacic janë duke tentuar që të gjejnë një zgjidhje në Bruksel për zhbërjen e strukturave që Serbia ka në veri të Kosovës. Ose të paktën përfshirjen e këtyre nëpunësve në strukturat kosovare të sigurisë.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati tha se negociatat për këtë problem, po bënë që këto formacione në terren të shtojnë veprimet kriminale.

“Ato janë struktura kriminale, të cilat thjesht po e vlerësojnë se ju ka ardhur fundi. Edhe janë të interesuara të bëjnë çrregullime maksimale, për të mundur edhe më tutje eventualisht të mbijetojmë. Janë struktura të cilave nuk ju konvenon qetësia, nuk ju konvenon paqja. Prandaj, ata bëjnë krejt çka është e mundur që të krijojnë probleme, e të krijojnë destabilizim. Por sigurisht se nuk do t’ia dalin”, tha ai.

Edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, thotë se nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i ka informacione që e konfirmojnë praninë e të paktën tri formacioneve të sigurisë që Serbia ka në veri të lumit Ibër. Por, sqaron se nuk është kompetent për t’i numëruar ato.

Në ndërkohë, Prishtina zyrtare ka bërë gati një plan për periudhën transitore, që pritet të pasojë me fillimin e zbatimit të marrëveshjes për zhbërjen e institucioneve që Serbia ka në veri. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.