Ilegalët me udhëheqësi të re në veri të Mitrovicës
Pas shumë përplasjesh dhe tensioneve mes vete, strukturat ilegale në veri të Mitrovicës kanë zgjedhur të martën udhëheqësinë e re komunale, duke emëruar për kryetar të komunës, Dragisa Vlaskovic (SNS), ndërsa zëvendës të tij Aleksandar Spiric (URS).Po ashtu, me shumicë votash është zgjedhur edhe këshilli komunal i përbërë nga pesë anëtarë, Biljana Bogosavlevic(SNS), Biljana Jancijevic (SNS), Bogdan Shadijar (SNS), Ninoslav Xhelic (SPS) dhe Sasa Nikolic (SPS).
Ndryshe, kryetari i ri ilegal, Vlashkovic, është inxhinier i diplomuar dhe ka punuar deri tani në postin e ndihmës drejtorit për prokurim në kombinatin Trepça në Zveqan. /Telegrafi/