SHBA nuk dëshiron një "Republika Sërpska" në Kosovë

17:49 / 5.03.2013
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e dëshiron një “Republikë Sërpska” në Kosovë, pasi që kjo nuk ka treguar sukses as në Bosnje, ka thënë të martën ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby.

Në një vizitë të tij në Novi Pazar, ambasadori Kirby u ka thënë gazetarëve se SHBA, më me interes e sheh propozimin e Beogradit për një lidhje të komunave serbe në Kosovë, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta, citon Rel.

Megjithatë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara, ende nuk janë në njohuri se çfarë saktësisht paraqet ai propozim.

“Mendoj se me anë të bisedimeve (Kosovë-Serbi), duhet të arrihet deri te një zgjidhje për dallimet që janë paraqitur nga të dyja palët”, thotë ambasadori amerikan.

Kirby ka shtuar se duhet kërkuar për zgjidhje afatgjate dhe të pranueshme dhe ka kërkuar nga të dyja palët që të tregojnë trimëri në këtë aspekt. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Michael Kirby
Michael Kirby
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.