Thaçi e Dacic s’kanë kohë për të humbur

18:45 / 5.03.2013
Prishtina dhe Beogradi nuk kanë kohë për të humbur, dhe dy kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiq e dinë këtë gjë, kështu tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer. Ai ka thënë se përgjegjësitë, të cilat duhet t’i takojnë Asociacionit të Komunave Veriore, e për të cilat ka ngec marrëveshja, është e përshkruar si duhet në Pakon e Ahtisaarit. Ai porosit serbët që të lexojnë planin, sepse nuk do të ketë pushtet të tretë.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, duke folur lidhur me dialogun që po zhvillohet në mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Dacic, ka thënë se shpreson se dy kryeministrat do të arrijnë eventualisht tek një marrëveshje, sepse shenjat janë pozitive.

“Ata tani kanë para vetes çështje të vështira, e që po i diskutojnë. Është pyetja për përgjegjësitë e Asociacionit të Komunave Serbe. Mendoj se ligjet e Kosovës, bazuar në planin e Ahtisaarit, i përcaktojnë ato, edhe mjaft sosh madje. Nëse kjo merret në konsideratë nga populli serb, dhe popullata në veri, mendoj se shumë nga ankthet dhe dyshimet e popullatës serbe, do të veniten”, ka thënë ambasadori Blomeyer për Radion Evropa e Lirë.

Ai ka thënë se Serbia ka pranuar në parim, që të shpërbëjë strukturat paralele në veri. “Ne tani duhet të gjejmë zgjidhje praktike se si t’i zëvendësojmë këto struktura. Bashkësia ndërkombëtare, do të luajë rol këtu. Por, mendoj se jemi në rrugën e duhur”.

Lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe dhe rolin që do të kenë ato, ambasadori gjerman ka thënë se ky asociacion “duhet të jetë strukturë e shtetit të Kosovës, i cili është ndërtuar sipas planit Ahtisaari.

“Nuk ka vend për pushtet të tretë. Nuk ka vend as për zgjedhje direkte të trupit të përfaqësuesve të këtij Asociacioni. Por, në anën tjetër, komunat sipas ligjit në fuqi, tashmë kanë shumë mundësi për të bashkëpunuar. Të gjitha përgjegjësitë origjinale të komunave, dhe kjo është shumë e rëndësishme për komunat serbe, të gjitha këto përgjegjësi mund të trajtohen nga një asociacion i komunave. Andaj, mendoj se kur ta vënë re se çka është e mundshme, dhe çka po negociohet në Bruksel, atëherë, do të zbulojnë se zgjidhjet që janë të pranueshme për të dyja palët, nuk janë të vështira për t’u arritur”, tha ai.

Më tej ambasadori gjerman ka thënë se nuk mund të ketë zvarritje të dialogut dhe blerja kohë.

“Mendoj se nuk është e mundshme që të blihet kohë. Sepse kemi afat të kufizuar kohor. Ata (kryeministrat) duhet të mbarojnë këtë pjesë të dialogut në prill, dhe deri atëherë do të duhet të dalin me një marrëveshje. Ata e dinë këtë. Të dyja palët e dinë këtë. Prandaj, unë nuk mendoj se ka kuptim që të mundohet të blihet koha, dhe mendoj se të dyja palët e dinë këtë”, tha ai.

Sipas ambasadorit gjerman është shumë e rëndësishme që të kemi marrëveshje të shëndoshë, me një afat të caktuar për zbatimin, për zbatimin e detajuar të tipareve të marrëveshjes, “në mënyrë që të kemi marrëveshje të besueshme. Mendoj po ashtu se të dyja palët, dhe Baronesha Ashton, janë të vetëdijshëm për këtë sfidë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Peter Blomeyer
Peter Blomeyer
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.