DSS: Plani gjerman përmbyll pavarësinë e Kosovës

20:22 / 11.03.2013
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS), Petar Petkovic ka deklaruar sot se plani për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rrumbullakimi i pavarësisë së Kosovës.

Në një konferencë për shtyp, Petkovic ka thënë se këtë plan ua ka dorëzuar autoritetev serbe Christoph Heusgen, këshilltar i kancelares gjermane, Angela Merkel.

"Qëllimi i atij plani është mundësimi i anëtarësimi të ‘shtetit të rremë’ Kosovës në Kombet e Bashkuara, me çka në tërësi do të përmbyllej pavarësia e Kosovës ", ka thënë Petkovic, transmeton Tanjugu.

Gazeta serbe Danas ka publikuar tekstin e “versionit të marrëveshjes kornizë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të cilin, sipas gazetës, këshilltari i kancelares gjermane ia ka dorëzuar zëvendëskryeminsitrit serb Aleksandar Vucic, gjatë vizitës së këtij të fundit në Berlin gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Ky plan parasheh që të dy palët të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore, të mbështetura në parimin e mos përzierjes në marrëdhëniet e brendshme dhe në respektimin reciprok të integritetit territorial”.

Sipas zëdhënësit të DSS një plan i tillë është refuzuar në vitin 2007, kur atë ia kishte propozuar autoriteteve serbe anëtari i treshes negociuese për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Petar Petkovic
Petar Petkovic
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.