Kosovarët blejnë 4-6 mijë euro një vizë

21:06 / 11.03.2013
Izolimi dhe shpresa për një jetë më të mirë shtynë kosovarët që të paguajnë më mijëra euro vetëm që të sigurojnë një vizë për në Evropë. Prej 4 deri në 6 mijë euro është çmimi që kërkohet për të siguruar një vizë në mënyrë të jashtëligjshme, turistike apo për punë për në shtetet evropiane.

Për të gjetur një person që merret me rregullimin e vizave në mënyrë të jashtëligjshme nuk është e vështirë. Këtë gjë mund ta bësh shumë thjesht, duke kërkuar në internet.

Pas plasimit të kësaj oferte, Kohavisioni i ka shkruar këtij personi me një adresë jozyrtare, duke i lënë edhe një numër kontaktues dhe duke shprehur interesimin për blerjen e vizës.

Pas pak kohësh shitësi i vizave ka telefonuar në numrin e lënë nga KTV-ja, duke siguruar se viza do të jetë origjinale, madje e nxjerrë nga ambasada italiane.

Pos, garancisë se viza është origjinale, ai garanton se i tërë procesi do të kryhet brenda 15 ditësh.

Sipas tij, ai person që pajiset me këtë vizë e ka të garantuar për një vit dhe se ka të drejtë pune në çdo vend të është pjesë e zonës “Shengen”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:18 / 23.05.2013
Janet Jackson

Janet Jackson bëhet miliardere

Janet Jackson po feston arritjen e një jubileu impresiv, pasurinë prej mbi një miliardë dollarë në karrierën e saj muzik...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
15:09 / 23.05.2013

Banka Botërore përgëzon KEK-un për punën

Një delegacion i larte i Bankës Botërore i udhëhequr nga Gino Alzetta, Drejtor Ekzekutiv qe përfaqëson Kosovën ne konsti...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.