Buka në QKUK bartet me autoambulancë

10:21 / 16.03.2013
Në vend se autoambulanca të bartë pacientë, ajo përdoret për bartjen e bukës nëpër klinika të QKUK-së. Në pamjet e siguruara nga KTV shihet se si shporta të mbushura me bukë zbrazen nga një autoambulancë, lihen në trotuar, ku ka frekuentim të vazhdueshëm të automjeteve, dhe pas disa çastesh fillojnë të dërgohen nëpër klinika për pacientë.

Menaxheri i kuzhinës qendrore në QKUK, Adem Llumnica mohon se bartja e bukës nëpër klinika të QKUK-së bëhet në këtë mënyrë. Ai thotë se buka nëpër klinika shpërndahet me një furgon të posaçëm dhe në mënyrë higjienike.

Nga ana tjetër, Inspektorati sanitar thotë se shpërndarja e bukës në këtë mënyrë është rreptësisht e ndaluar dhe se ky inspektorat ka pasur vërejtje në vazhdimësi për mënyrën e shpërndarjes së ushqimit nëpër klinikat e QKUK-së. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
9:31 / 19.06.2013

Prodhimet vendore, konkurrente me ato të rajonit dhe BE-së

Siguria dhe cilësia e ushqimeve të prodhuara në Kosovë, nuk është prapa prodhimeve të rajonit dhe vendeve të BE-së. Ek...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.