Tadic: Pa SHBA-të s’ka marrëveshje me Kosovën
Ish presidenti serb, Boris Tadic, ka thënë sot në Bruksel se ka biseduar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Catherin Ashton, dhe me politikanë të tjerë lartë evropianë dhe të SHBA-ve, dhe se shpreson që kreu shtetëror serb do të arrijë marrëveshje me Kosovën, ku çështje kyçe mbetet përcaktimi i kompetencave të Asociacionit të komunave serbe.Ai ka thënë se në këtë çështje “është shumë i rëndësishëm qëndrimi amerikan, sepse ata kanë ndikimin me të madh tek shqiptarët në Kosovë” dhe se pa qëndrimin dashamirës dhe konstruktiv të SHBA-ve nuk mund të gjendet zgjidhje për çështjen e Kosovës, transmeton Beta.
"Prandaj, Serbia duhet të shkojë kah SHBA-ja duke provuar t’i bind që edhe ata që të gjejnë interesin e tyre në zgjidhjen e ardhshme, që propozimi serb të përmbajë edhe interesin amerikan, meqenëse kjo është mënyra e vetme për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme”, ka thënë Tadic.
Ai ka konfirmuar përkrahjen e plotë të partisë së tij për ekipin negociues të qeverisë dhe kreut shtetëror serb që të arrijnë marrëveshje me Prishtinën. /Telegrafi/