Serbia do ta njohë Kosovën
Shefi i Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, Ruprecht Polenz, tha të shtunën se Bashkimi Evropian duhet së pari të zgjidhë çështjen e mbijetesës së eurozonës, në mënyrë që të jetë në gjendje të pranojë shtetet e reja anëtare.Ai ka thënë po ashtu se “nëse Serbia në fund nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së”.
Në Forumin ballkanik, i cili në Bruksel ka mbledhur figura të njohura politike nga Evropa dhe SHBA-të, Poenz ka thënë se Serbia momentalisht nuk do ta bëjë këtë (njohje), duke shtuar se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit kanë nisur që t’i mundësohen Serbisë negociatat me BE-në.
Polenz ka theksuar se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëhen anëtare të BE-së, nëse ata plotësojnë të gjitha kushtet: pajtohen me njëri-tjetrin dhe i bëjnë reformat e nevojshme. /Telegrafi/