"Serbia ka nevojë për një katarsis, si Gjermania pas Hitlerit"

19:56 / 16.03.2013
Ish-presidenti kroat, Stipe Mesic, tha për ditoren sarajevase Oslobodenje se humbjen e Kosovës Serbia nuk mund ta kompensojë me një pjesë të territorit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai ka theksuar se Serbia ka nevojë për një katarsis, të njëjtin që e ka kaluar edhe Gjermania pas Hitlerit.

"Tashti ata duhet të përjetojnë katarsisin, sepse ne nuk ua kemi zgjedhur Milosevicin. Serbia e ka zgjedhur atë. Prandaj, tash duhet të pranojnë atë që ka pranuar edhe Gjermania pas Hitlerit. Serbia duhet të përballet me pasojat", tha Mesic.

Ai deklaroi se janë krejtësisht të papranueshme iniciativat sipas së cilave për shkak të humbjes së Kosovës, Serbia duhet të ngushëllohet në llogari të Bosnjës dhe Hercegovinës, me Republika Srpskan.

"Ky është vetëm një iluzion. Bosnja dhe Hercegovina duhet të mbijetojë si shtet. Nuk ka shanse shkatërrimi i saj. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë presion mbi ata që nuk e pranojnë realitetin, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është realitet”, shtoi Mesic, i cili ftoi Beogradin që të distancohet nga ideja e Serbisë së Madhe, në mënyrë që të qetësohen raportet në rajon.

"Beogradit i mbetet të dërgojë një mesazh në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, një mesazh se nuk ka Serbi të Madhe, perandorake ", tha ish presidenti kroat. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Stipe Mesic
Stipe Mesic
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.