Dokumenti për veriun e Kosovës: Skicë e vjetër!

23:16 / 17.03.2013
Zyrtarët e Komisionit Evropian (KE) kanë thënë sot se nuk kanë njohuri për draft-marrëveshjen sipas së cilës veriu i Kosovës do të quhet Rajon Evropian që do të veprojë nën autoritetin dhe ligjet e Prishtinës.

Zyrtarët e KE-së kanë theksuar se dokument i cili është publikuar në ditoren Blic nuk është përpiluar nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, e as nga bashkëpunëtorët e saj si një ofertë për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Maja Kociancic, zëdhënëse e baroneshës Ashton, ka thënë për Beta se “Komisioni Evropian nuk i komenton mediat e shkruara”.

Dokumenti është demantuar edhe nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic.

Disa burime ndërkombëtare në "Forumin e Brukselit" që përfundoi të dielën (e që bashkoi figura të shquara politike amerikane dhe evropiane, e ku një nga temat ishte Ballkani Perëndimor), kanë thënë se fjala mund të jetë për “konturat” e zgjidhjes së mundshme e cila nga qarqet e BE-së, më shumë në formën e një propozimi për shqyrtim, ka dalë nga gushti i vitit të kaluar.

Zyrtarë tjerë në kuluaret e “Forumit...” kanë thënë për Beta se oferta për “Rajonin Evropian Veriu i Kosovës” është si dokument jo obligues që i është dorëzuar qeverisë së re serbe në shtator të vitit të kaluar.

Këto burime thonë se ndonëse kjo “skicë” jozyrtare nuk është pranuar e as është folur për të në gjashtë raundet e fundit në Bruksel, disa udhëzime aty janë të njohura edhe nga negociatat për Asociacionin e komunave serbe, por të cilat tashmë kanë pësuar ndryshime. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Teknologji
13:30 / 17.06.2013
Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung nxjerr version edhe më të shpejtë të Galaxy S4

Samsung është duke planifikuar të lëshojë versione të ndryshme të telefonit të saj kryesor, Galaxy S4, përkatësisht e...
Ekonomi
8:29 / 18.06.2013

Moody's vlerëson Shqipërinë me B1

Agjencia e vlerësimit të kreditit Moody's i ka vënë Shqipërisë gradën "B1" të hënën si dhe ka vlerësuar pritshmërin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.