Traktati i paqes rregullon raportet Kosovë-Serbi
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi në mbledhjen e parë të Grupit Punues për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim ka precizuar se raporti mes Serbisë, i cili ende është i pa zgjidhur e rëndon ballafaqimin me të kaluarën. Ai ka insistuar në Traktatin e paqes ndërshtetërore Kosovë-Serbi përmes të cilit ka thënë se do të rregulloheshin raportet ndërshtetërore që do të përfshinte edhe kërkim faljen nga Serbia, kompensimin e dëmeve të luftës si dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me luftën, raporton KP.
Kuçi ka thënë se ky grup punues do të merret me riparimin e dëmeve të viktimave të luftës. Ai ka thënë se nuk ka qenë qëllimi i qeverisë së Kosovës që këto kategori të lihen anash dhe të mos përfshihen në politika riparuese të qeverisë. /Telegrafi/