Nikolic: Nuk mund të zgjedhim Kosovën ose BE-në

21:06 / 25.03.2013

Presidenti serb, Tomislav Nikolic ka thënë se është e pamundur të bëhet një zgjedhje në mes Kosovës dhe BE-së.

“Duhet të synojmë të arrijmë të dy qëllimet, kurse janë shumë të lidhura të dy çështjet. Zgjidhjet që kanë të bëjnë me Kosovën do të mund të rrezikonin rrugën tonë drejt BE-së. Shqiptarët po i parashtrojnë kërkesat e tyre kurse ne duhet të përshtatemi. Në qoftë se për këtë e kanë përkrahjen e BE-së, atëherë neve atje as nuk na presin”, ka thënë Nikolic për televizionin B92.

I pyetur nëse Thaçi e ka përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, Nikolic ka thënë se “ai nuk do të vinte në bisedime, por do të rrinte në Prishtinë, sikur ta kishte përkrahjen absolute”.

Ai ka shpjeguar se pse është mbajtur takimi i sotëm i kreut shtetëror.

"Deri të enjten do të përgatisim një dokument dhe çdo çështje do ta konkretizojmë, çdo lëmi në të cilën dëshirojmë që bashkësia e komunave serbe të vendos, të definojmë çfarë është ajo ", sqaroi Nikolic, duke shtuar se dokumenti do të duhej të jetë gati për seancën e Kuvendit të Serbisë.

I pyetur se ku është vija e kuqe e Beogradit në dialog me Prishtinën, Nikolic ka thënë se është në pozitë të tillë që për vija të kuqe flet me bashkëpunëtorët e tij në mbledhjet e kreut shtetëror.

Megjithatë ai ka sqaruar se vija e kuqe serbe është: “të mos pranohet kurrë pavarësia e Kosovës”, që në Kosovë “të mos ketë forca të armatosura” dhe që serbët atje ku jetojnë vetë të vendosin për problemet e tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.