Kryeministri beson në “vullnetin e mirë” të Serbisë

9:12 / 26.03.2013

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i bindur se homologu i tij serb, Ivica Dacic në takimin e dy prillit në Bruksel do ta përmirësojë gabimin e shtetit serb që e bëri në takimin e shtatë, duke mos pranuar propozimet e Qeverisë së Kosovës.

Në raportimin e tij për takimin me Dacicin në mbledhjen e Kabinetit qeveritar kryeministri Thaçi është shprehur optimist se në takimin e radhës gjërat do të lëvizin përpara, shkruan “Koha Ditore”.

“Ishte një mundësi e mirë e mërkura e kaluar që të lëvizim drejt përmbylljes apo arritjes së marrëveshjes në mënyrë që të kalojmë nga faza njëshekullore e konfrontimit në mes të Kosovës e Serbisë në një fazë të re, atë të bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë. Dua të shpresoj që ai rast i së mërkurës së kaluar që u huq nga Serbia do të përmirësohet me 2 prill”, ka theksuar kryeministri.

Për këtë ai është shprehur optimist se Serbia do të tregohet më e përgjegjshme në takimin që pritet të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm. “Presim që më 2 prill të tregohet vullnet i mirë, përgjegjësi për rrethanat, kushtet dhe ambientin e ri që jetojmë në rajon dhe Serbia të kuptojë dhe respektojë rrethanat e reja, të tregojë gatishmërinë e saj për fqinjësi të mirë edhe me Kosovën, të tregojë gatishmërinë e saj për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.