Jacobson: Të lëvizet përtej historisë së dhimbshme

17:46 / 26.03.2013

Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë një mundësi që përmes dialogut të lëvizin përtej një historie të dhimbshme për një të ardhme të ndritur.

“Është një mundësi për Kosovën dhe Serbinë për të lëvizur përtej një historie të dhimbshme, për një të ardhme të ndritur. Nuk ma merr mendja se një mundësi e tillë do të vijë sërish. Prandaj, është me rëndësi që Kosova dhe Serbia ta kapin çastin, ta shfrytëzojnë këtë çast për ta arritur marrëveshjen javën e ardhshme”, ka thënë Jacobson të martën në një vizitë që i ka bërë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, transmeton Epoka e Re.

Duke folur për kushtet që ka Kosova në këto negociata, ambasadorja Jacobson ka thënë se këto janë çështje që duhet të diskutohen mes palëve.

“Kjo është diçka që do të diskutohet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Është e qartë që Qeveria e Kosovës i ka vijat e kuqe, të qarta dhe ne i kuptojmë dhe respektojmë ato”, ka thënë Jacobson, duke i quajtur bisedimet një çast historik. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.