LDK: Sondazh i paverifikuar dhe jo kredibil

21:33 / 26.03.2013

Lidhja demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj sondazhit të publikuar sonte, duke e cilësuar si një rezultat sondazhi të paverifikuar, pa burim të saktë, prandaj jokredibil.

Disa medie të vendit, përfshirë transmetuesin publik, RTK, sot, kanë shpërndarë një rezultat sondazhi të paverifikuar, pa burim të saktë, prandaj jokredibil, thuhet në reagimin e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhjen e thellë për politikat e tilla redaksionale e në radhë të parë shpreh indinjatën e thellë të saj ndaj politikave që ndjek RTK-ja, transmetuesi i cili do të duhej të ishte publik.

“RTK-ja, sonte, dha në lajmet qendrore rezultate sondazhesh pa burim të verifikuar dhe me këtë edhe një herë u vu krah qeverisë së PDK-së dhe shërbimeve të saj.
LDK kërkon nga mediet që të jenë të përgjegjshme dhe të informojnë konform normave të funksionimit të medieve të një vendi demokratik dhe të mos përpiqen të krijojnë klimë politike të favorshme për dikë e ta pafavorshme për dikë tjetër, duke u shërbyer me lajme pa adresë të saktë e kredibile”, thuhet në reagim.

“Lidhja Demokratike e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos bien pre e shërbimeve mediale të PDK-së dhe me besim të plotë të presin ditën e zgjedhjeve, në të cilën LDK-ja do të jetë fituese e qartë”, përfundon reagimi i LDK-së. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.