Ashton: Marrëveshjen e kemi në duar

19:34 / 1.04.2013

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Catherine Ashton ka shprehur besimin se Kosova dhe Serbia mund të arrijnë marrëveshje, por ka theksuar se kjo nuk është aspak e lehtë.

“Besoj se marrëveshjen e kemi gati në duar, por kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Ashton, në një deklaratë për media të cilën e ka lexuar zëdhënësja e saj, Maja Kocijancic.

Ajo ka theksuar se qysh në takimin e parë ndërmjet kryeministrave ka parë gatishmërinë dhe përkushtimin e palëve që të arrijnë marrëveshje.

“ Kur kemi filluar, të gjithë e kemi ditur se kjo do të jetë e vështirë dhe se do të duhet lidership i fuqishëm për të arritur një gjë të tillë” ka thënë ajo, transmeton Express.

Ashton ka lavdëruar edhe partitë opozitare në Beograd dhe Prishtinë që e kanë mbështetur dialogun.

“Besoj se delegacionet që vijnë nesër do ta bëjnë këtë në frymën e gjetjes së zgjidhjes për popujt që i përfaqësojnë dhe për të ardhmen më të mirë të tyre. Nuk guxojmë ta lëshojmë këtë rast”, ka porositur Ashton. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.