SHBA pret marrëveshje në takimin e nesërm në Bruksel

22:19 / 1.04.2013

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin vazhdimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojnë se do të rezultojë me sukses raundi i nesërm i bisedimeve, ka deklaruar zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland.

Nuland ka thënë se SHBA vlerëson se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet dhe të heqin dorë nga trashëgimia e së kaluarës.

“Angazhohemi për normalizim të marrëdhënieve, që do të çonin në përparim ekonomik dhe në rrugën evropiane të dy shteteve", ka thënë Nuland, transmeton Tanjugu.

Zëdhënsja e Departamentit të Shtetit posaçërisht ka potencuar falënderimin e SHBA-së për përfaqësuesen e lartë të BE-së, baroneshën Catherine Ashton, duke potencuar se ish- Sekretarja amerikane e Shtetit. Hillary Clinton, bashkë me baroneshën Ashton ka zhvilluar vizita në rajon në përkrahje të dialogu.

Raundi i tetë i bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet nesër në Bruksel. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.