Digjen zyrat e Oliver Ivanovicit në veri

9:01 / 2.04.2013

Një zjarr që ka shpërthyer të hënën rreth orës 23:00 në veri të Mitrovicës, ka djegur tërësisht zyrat e Iniciativës Qytetare (SDP) të cilën e udhëheq Oliver Ivanovic.

Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa lideri i kësaj partie ka deklaruar se incidenti i ndodhur ka motiv kryekëput politik.

Siç njofton KosovaPress, Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe hetimet janë në proces, ndërkohë që autorët dhe motivi i këtij akti deri tani janë të panjohur. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.