EULEX gati të zbatojë marrëveshjen Kosovë-Serbi

19:08 / 18.04.2013

Misioni Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, shprehet i gatshëm që të zbatojë edhe marrëveshjet e reja që do të dalin nga negociatat Prishtinë-Beograd.

Gatishmërinë e shprehu shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt gjatë një vizite në rajonin e Gjilanit, ku vizitoi gjykatën themelore të qytetit, ndërsa shkoi te kufiri Kosovë-Serbi te Dheu i Bardhë.

Borchardt tha se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, po ecën me lehtësi, dhe se nuk ka pasur asnjë telashe të raportuar, në këtë drejtim.

“Këtu kemi të bëjmë me marrëveshjet lidhur me pikë-kalimet kufitare apo administrative dhe kjo është duke shkuar me shumë lehtësi. Kolegët tonë nuk knaë raportuar për ndonjë problem të konsiderueshëm, kurse gjërat e vogla mund të zgjidhen. Natyrisht, ne jemi të gatshëm që t’i zbatojmë edhe marrëveshjet tjera (të arritura ndërmjet Prishtinës e Beogradit)”, tha Borchardt pas takimit me policët kufitar.

Sipas një komunikate nga zyra e tij për medie, thuhet se shefi i misionit ka thënë se prioriteti i EULEX-it është zgjerimi dhe thellimi i këtij partneriteti në fushat tjera të Sundimit të Ligjit ku është i përfshirë EULEX-i. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.