Ju flet Vlora në gjuhen serbe

19:13 / 18.04.2013

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka qenë mjaftë aktive dy ditët e fundit në rrjetet sociale, duke postuar qëndrime dhe informacione nga dialogu Prishtinë-Beograd.

Madje, disa prej miqve të saj virtualë e “emëruan” atë zëdhënëse të vetme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky aktivitet u mbulua në gjitha mediat kosovare dhe atyre serbe. Duke parë këtë, Ministrja e Integrimeve para pak çastesh ka “cicëruar” në Twitter në gjuhën serbe.

“Nadam se da ce biti sporazuma! To je najbolje sa Kosovo i za Serbiju”, ka shkruar ajo, që përkthyer në gjuhën shqipe i bie që “shpresoj se do të arrihet marrëveshja. Kjo është në të mirë të Kosovës por edhe të Serbisë”, transmeton Express. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.