Nuk është në interes dërgimi i FSK-së në veri

21:45 / 22.04.2013

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se me këtë marrëveshje është hapur rrugë zgjidhjes së problemeve të brendshme. Ai tha se rajoni i policisë nuk është kategori kushtetuese, kurse “FSK-në nuk kemi interes ta dërgojmë në veri”.

Haradinaj tha se një projekt është përforcimi i pranisë në veri dhe çështja tjetër inicimi i bisedimeve për Stabilizim Asociim.

Haradinaj duke folur për rajonalizimin e policisë, tha se një ndarje etnike ekziston. Sipas tij, për realizimin e marrëveshjes Serbia nuk është palë, përmbushja e saj duhet të bëhet nga Kosova.

Ai tha se pamja e sotme nuk e shpjegon marrëveshjen, por zbatimi i saj do të varet nga vëmendja që duhet të ushtrohet. Haradinaj tha për RTK-në se fillimisht gjërat varen nga veprimi edhe i bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s, EULEX-it etj.

I pyetur për kundërshtimin e marrëveshjes nga pakica serbe në veri, Haradinaj tha se kjo frymë e re në Ballkan do ti përfshijë edhe serbët, dhe se Prishtina duhet ti bind se ata nuk humbin asgjë, transmeton ORAinfo.

Ish kryeministri i Kosovës tha se edhe vetë Kushtetuta është gjeneroze, dhe u krijon shumë mundësi pakicave. I pyetur për ata pjesëtar të strukturave ilegale që u morën me krime të përfshihen në institucione, Haradinaj tha se të gjithë do ti nënshtrohen konkurseve, ata mund të zgjidhen, por kurdo që zbulohet vepra kriminale, ata nuk mund t’i shpëtojnë dënimit, pasi ky është standard botëror.

Haradinaj tha se marrëveshja ka marrë epilog, dhe për çështjen e zgjedhjeve duhet të krijohet ambienti para zgjedhjeve, sepse po të ekzistojnë strukturat paralele, njerëzit do të kenë frikë të dalin në zgjedhje.

Ai tha se bindja e tij dhe e partisë është se qeveria Thaçi është e dëmshme për vendin, por sipas tij marrëveshja është çështje tjetër.

Sipas tij, marrëveshja është produkt edhe i punës meritore të AAK-së me pjesëmarrjen në zgjedhje.

Ai tha se FSK-në nuk kemi interes ta dërgojmë në veri. “Nuk ka marrëveshje as me NATO-n dhe as me BE-në apo Serbinë, por është qëndrim i Kosovës. Sot, me e thirrë FSK-në komandanti i KFOR-it që të shkojë në veri, ajo do të shkojë”, tha Haradinaj. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.