KQZ-ja shpenzon 18 mijë euro për “trip” në Shqipëri

9:31 / 23.04.2013

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është treguar dorëlirë me paratë e buxhetit të shtetit. As ky institucion nuk i ka shpëtuar “zanatit”, të institucioneve tjera të cilat shpenzojnë shuma të mëdha parash jashtë Kosovës, me arsyetimin se po punojnë për hartimin e planit të punës.

Anëtarët e KQZ-së për vetëm tri ditë qëndrimi në Shqipëri, kanë harxhuar rreth 18 mijë euro, 10 mijë prej të cilave kanë shkuar për mëditje. Në një raport të shpenzimeve gjatë muajit shkurt të këtij viti, të cilin e ka siguruar gazeta, figuron udhëtimi i anëtarëve të Komisionit për në Tiranë, shkruan “Tribuna”.

Qëllimi i udhëtimit është arsyetuar në raportin e shpenzimeve me hartimin e planit strategjik të KQZ-së për vitin 2013-2015, si dhe hartimi i planit të punës. 28 persona sa kanë marrë pjesë në këtë punëtori, kanë qëndruar në Tiranë nga data 29 janar deri më 2 shkurt të këtij viti. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.