Çdo vit katër mijë qytetarë e humbin shtetësinë

11:06 / 23.04.2013

Rreth katër mijë persona për çdo vit heqin dorë prej shtetësisë së Kosovës. Të dhënat nga Ministria e Punëve të Brendshme tregojnë se prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës deri më tani 14 mijë e 32 persona e kanë humbur shtetësinë me lirim, ndërsa atë e kanë fituar vetëm 1 mijë e 4 qytetarë.

Zyra për informim e MPB-së ka bërë me dije për “Epokën e re”, se arsyeja e vetme e heqjes dorë e këtyre personave nga shtetësia e Kosovës është fitimi i shtetësisë së një shteti tjetër.

Të dhënat e shtetësisë që ka siguruar “Epoka e re”, tregojnë se 2 mijë e 315 persona janë liruar nga shtetësia e Kosovës vetëm në vitin 2009, ndërsa 141 e kanë fituar atë.

Më pas ky numër ka shkuar duke u rritur. Në vitin 2010 shtetësinë me lirim e kanë humbur 3 mijë e 983 persona. Në vitin 2011 një gjë të tillë e kanë bërë 3 mijë e 987 persona, ndërsa në vitin 2012 nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 3 mijë e 747 persona. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.