Mbrojtja Civile pritet të futet në FSK

8:26 / 24.04.2013

Që t’i lejohet që FSK-së të shpallet ushtri, Qeverisë së Kosovës do t`i duhet t`i bindë pjesëtarët e deritashëm të formacionit ilegal në veri “Civlina Zastita” (Mbrojtja civile v.j) që të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Formacioni i serbëve të veriut që është krijuar si rezultat i shkrirjes së disa organizatave paraushtarake atje, është vlerësuar si strukturë e sigurisë dhe pjesëtarëve të saj, sipas pikës tetë të marrëveshjes, do të duhet t’u ofrohet vend në një strukturë ekuivalente të Kosovës, e që është FSK-ja, shkruan “Tribuna”.

Sipas burimeve të gazetës, marrëveshjen e ka bërë të pranueshme edhe për palën kosovare, shpjegimi se duke i rekrutuar këta pjesëtarë, organizata do të mund ta plotësojë kriterin e vendosur më herët që thotë se 10% e pjesëtarëve të FSK-së duhet të jenë nga komunitetet.

Rekrutimin e pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile të veriut në FSK nuk e ka mohuar as zv/kryeministri kosovar Hajredin Kuçi. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.