Kuçi: Brenda qershorit shpërbëhen strukturat ilegale të sigurisë

9:30 / 24.04.2013

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka thënë të martën se brenda muajit qershor parashihet shpërbërja e të gjitha strukturave ilegale serbe të sigurisë, të cilat kanë vepruar prej vitesh në komunat me shumicë serbe, e veçanërisht në veri.

Pjesëtarët e këtyre mekanizmave, sipas tij, nuk do ta kenë me tapi vendin në strukturat shtetërore të Kosovës.

Kuçi, që është edhe ministër i Drejtësisë, në një prononcim për “Kohën Ditore”, ka shprehur bindjen që pas dy muajsh edhe strukturat ilegale të drejtësisë do të integrohen në sistemin shtetëror.

E ka thënë këtë tek ka folur për planin e implementimit të marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka treguar se plani implementues që ka Kosova shumë shpejt do të harmonizohet me Brukselin zyrtar.

“Plani jonë implementues, i cili duhet të harmonizohet, parasheh veprime konkrete brenda 90 ditëve, ndërsa rezultate të prekshme para fundit të qershorit”, i ka thënë gazetës Kuçi. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.