Aliu: U votua natën për t’ia hequr ankthet Serbisë

10:27 / 24.04.2013

Pavarësisht përpjekjeve të shumta, nuk ia ka dalë gjatë mesnatës së të dielës që ta ndalë në Kuvend votimin e Rezolutës që i jep mbështetje marrëveshjes për veriun, e cila është arritur në Bruksel mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic më 19 prill. Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, megjithatë vazhdon të këmbëngulë se Rezoluta e miratuar minon shtetin e Kosovës dhe se ajo bie ndesh me rendin kushtetues të Kosovës.

Gjatë një interviste për "Tribunën", Aliu ka thënë se marrëveshja por edhe dokumenti që ka votuar Kuvendi, e nënshtruan Kosovën kundrejt Serbisë. Ai madje ka paralajmëruar se kjo fazë e zhvillimeve jep sinjale të qarta se Prishtina do të bëjë koncesione të reja në raport me Serbinë.

“Me këtë Qeveri dhe këtë politikë një gjë e tillë është e pashmangshme”, ka vlerësuar Aliu. Deputeti i cili i ka qëndruar afër kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi duke i kërkuar ndërprerjen e seancës, ka mohuar se i ka bërë trysni atij.

Sipas Aliut, kryetari i Kuvendit atë natë ka qenë në nivel të detyrës. “Kryeparlamentari Krasniqi thirrej në rregullore”, ka deklaruar ai.

Aliu ka thënë se i di edhe arsyet se pse kryeministri Hashim Thaçi është përpjekur që me çdo kusht, pikërisht atë natë, ta fusë në votim rezolutën për njohjen e marrëveshjes. Kjo, sipas tij, është bërë me qëllim për t’i kënaqur apetitet e Beogradit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.