Thaçi sërish në Bruksel, për zbatimin e marrëveshjes

11:40 / 24.04.2013

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se të enjten delegacioni i Kosovës do të udhëtoj për në Bruksel për t’ia prezantuar planin implementues baroneshës, Catherine Ashton, në mënyrë që të jetë gati deri më 26 prill.

Thaçi i quajti inkurajuese deklaratat e liderëve të Serbisë për thirrje për implementim të këtij plani. Ai tha se ky plan nuk është kundër askujt, por është në shërbim të institucioneve të vendit dhe për paqen në vend.

Thaçi në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mbajtur të mërkurën, ka thënë se kjo është marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve dhe është formale mes dy vendeve.

Shefi i ekzekutivit të vendit ka thënë se tani të gjitha institucionet e Kosovës duhet të angazhohen për implementim me garanci dhe mbështetjen e plotë të BE-së SHBA-së, gjithashtu edhe me akterët implementues institucionet e vendit EULEX-in, NATO-n OSBE-në.

“Nesër delegacioni i Kosovës do të jetë në Bruksel për procesin e implementimit. Kosova e ka përgatitur planin e veprimit e ka gati. Nesër do t’i prezantojmë Ashtonit në Bruksel. Plani është konkret me akte ligjore afate kohore dhe akterë të implementimit. Presim që të kemi planin implementues të dakorduar deri më 26 prill siç është e përfshirë në marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë që menjëherë të fillojë implementimi. E kemi theksuar edhe më herët e theksojmë edhe sot se sfidë do të jetë implementimi, fat i marrëveshjes varet nga implementimi”, ka theksuar kryeministri Thaçi. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.