LDK, Demaçit: Tahir Zemaj është hero, do ta nderojmë gjithmonë

12:00 / 2.05.2013

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur indinjatën e thellë ndaj deklaratave të Adem Demaçit lidhur me kolonel Tahir Zemajn, ish-komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit dhe drejtues e fitues i betejave të Loxhës, i vrarë pas luftës, së bashku me djalin Enisin dhe kushëririn Hasanin, nga autorë të panjohur edhe sot.

Sipas LDK-së, deklaratat e tilla fyejnë rëndë familjen Zemaj, bashkëluftëtarët e Tahir Zemajt dhe qytetarët e Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se është detyrë e çdo qytetari të Kosovës që ta nderojë veprën e madhe të heronjve tanë. Heroi i Kosovës, kolonel Tahir Zemaj, ka qenë një nga drejtuesit kryesorë të luftës në Kosovë, një nga profesionistët që kanë drejtuar dhe kanë fituar beteja”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK shprehet se do të nderojë përherë veprën e madhe të kolonel Zemajt dhe të bashkëluftëtarëve të tij në shërbim të lirisë së Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, kolonel Tahir Zemajn e ka njohur në periudhat më të rënda të vendit tonë si njeri të sakrificës, i gatshëm të luftojë për çlirimin e vendit, me autoritet dhe i respektuar nga bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Kosovës, dhe si i tillë ai është simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.