Ihsanoglu: Do të vazhdojë të lobojë për Kosovën

12:41 / 2.05.2013

Sekretari i përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), Ekmeleddin Ihsanoğlu deklaroi të enjten para deputetëve të Kosovës se do të vazhdojë të inkurajojë vendet anëtare të OBI-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Ai në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës u shpreh i bindur se do të rritet numri i shteteve anëtare të OBI-së që do të njohin Kosovën dhe po ashtu tha se Kosova do të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare.

Ihsanoglu përgëzoi Kosovën dhe Serbinë për marrëveshjen e arritur, duke shprehur besimin se kjo do të fuqizojë stabilitetin e rajonit.

Sekretari i përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ndër të tjera theksoi se bota myslimane ka resurse të bollshme, prandaj duhet të luftojnë varfërinë, injorancën, sëmundjet.

Ai me këtë rast tha “vlerat tona janë për barazi dhe mosdiskriminim dhe këto vlera duhet t’i ndajmë me të gjithë popujt e botës”.

Ndryshe, nga 57 shtete anëtare, deri më tash Republika e Kosovës është njohur nga 31 shtete të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.