BE kërkon zbatimin e marrëveshjes

20:05 / 8.05.2013

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar se Prishtina dhe Beogradi nuk janë pajtuar për planin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizimin e raporteve të 19 prillit, derisa kanë theksuar se një gjë e tillë është e domosdoshme.

“Ekipet e zbatimit janë takuar në këto dy ditët e fundit. Ata po punojnë në zbatimin e marrëveshjes së arritur mes dy kryeministrave. Deri më tash nuk u arrit ndonjë marrëveshje. E dini se zbatimi i asaj marrëveshjeje është thelbësor, prandaj përpjekjet tona vazhdojnë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Ajo nuk ka dhënë ndonjë datë për takimin e ardhshëm në mes të dy kryeministrave, për të cilin, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka thënë se do të mbahet më 21 maj.

“Dialogu për normalizimin e raporteve vazhdon në disa nivele dhe presim që të ketë takime në nivele të larta. Do të prisja në muajin maj, por nuk kam data për të konfirmuar”, u shpreh Kocijancic. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.