Rugova: Istogu, vështirë t’i merret LDK-së

21:13 / 8.05.2013

Kryetar i Komunës së Istogut, Haki Rugova, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha për Telegrafin, se varet nga kryesia e partisë nëse sërish do të rikandidojë për të parin e Istogut, në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai shprehet i gatshëm që sërish ta kryejë këtë detyrë nëse partia ia beson që të udhëheq me këtë komunë.

Rugova nuk i frikësohet konkurrencës nga partitë e tjera, pra as paralajmërimeve të AAK-së se për postin e të parit në Komunën e Istogut, do të kandidojë deputetja Donika Kadaj-Bujupi.

“Është e vështirë që LDK-së t’i merret Istogu, pavarësisht se cila parti dhe cili individ do të kandidojë, dhe kjo për arsye se në këtë komunë është punuar shumë. LDK-ja ka traditë, kemi pasur një kryetar, Fadil Feratin, i cili ka punuar shume, traditën e të cilit po mundohem që edhe unë ta ndjek”, tha ai për Telegrafin.

Rugova tha se është përpjekur që Istogun ta ruajë prej disa ndikimeve negative, për të cilat, sipas tij, edhe qytetarët janë të vetëdijshëm.

“Në radhë të parë kemi punuar që ta krijojmë një ambient të sigurt për qytetarët e Istogut- ku bizneset do të punonin lirisht. Kemi punuar në infrastrukturë, kemi qenë transparentë dhe të hapur me qytetarët dhe nuk shoh arsye se pse duhet të ndryshojë kjo gjendje”, ka theksuar Rugova. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.