Canak ka qenë spiun i Milosevicit?

11:04 / 12.05.2013

Nenad Canak, lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit sekret serb gjatë qeverisjes së Slobodan Miloshevicit.

Kështu shkruan sot gazeta serbe “Kurir”, duke u thirrur në dokumente zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Canak konsiderohet si një ndër politikanët më të ashpër dhe më kritik të viteve të 90-ta në zhvillimet politike në Serbi, Vojvodinë dhe Kosovë, por edhe për luftërat në ish-Jugosllavi.

Ai më pas u tërhoq si bashkëpunëtor duke u kushtëzuar për shkak të veprimeve të vëllait të tij, i cili gjatë një periudhë kishte probleme me alkoolin dhe bixhozin, transmeton “Tribuna”.

Ai së fundi është deklaruar edhe për Kosovën dhe qëndrimet e tij transparente për arritjen e një marrëveshje. Canak i ka bërë thirrje krerëve shtetërorë serbë që në vendimet rreth Kosovës, të zgjedhin vazhdimin e rrugës së Serbisë kah BE-ja. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.