Jahjaga anashkalohet nga homologët

8:23 / 23.05.2013

Po kalon gjysma e parë e këtij viti dhe ende asnjë president nuk e ka vizituar Kosovën. Në fakt që prej emërimit të Atifete Jahjagës si presidente, më 7 prill 2011, vetëm dy presidentë të Shqipërisë e kanë vizituar zyrtarisht Kosovën. Bujar Nishani ishte në Prishtinë më 30 gusht 2012 dhe Bamir Topi më 29 qershor 2012.

Në shtator të vitit 2012, Jahjaga priti në Prishtinë, presidentin e Hungarisë, Pal Schmitt por ai nuk erdhi në Kosovë me ftesë të Jahjagës por për t’i vizituar trupat hungareze të KFOR-it, shkruan “Tribuna”.

Kreu i shtetit kosovar, gjatë ushtrimit të deritashëm të mandatit të saj edhe pse nuk realizoi vizita zyrtare dypalëshe, nuk ka mbetur pa u njohur dhe takuar me shumë burrështetas të huaj pasi ajo i ka shfrytëzuar forumet e ndryshme ndërkombëtare për t’u takuar me homologë në margjina të atyre takimeve. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.