Remi: Nuk duam mbrojtje jashtë gjykatës

0:44 / 4.06.2013

Ish komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa –Remi , ka reaguar ndaj një thirrje të postuar në rrjetet sociale nën moton “Ta përkrahim Grupin e Llapit”, duke thënë se nuk e kanë parë të arsyeshme që të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve përpara Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, të martën (sot), kur do të paraqitet fjala përfundimtare e mbrojtjes.

“Ju njoftojmë se ne nuk e kemi parë të arsyeshme që të bëhet një organizim i tillë dhe se nuk jemi pjesë e organizimit e as që kemi autorizuar dikë që gjatë ditë së nesërme 04.06.2013 që nga ora 08:00 të dalin në përkrahje të Grupit të Llapit para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, kur kemi parasysh që ne kemi modelin tonë të mbrojtjes dhe nuk do të ndërrojmë asgjë në mbrojtjen tonë. Do të mbesim kështu, pa kërkuar ndihmë nga askush, ngase nuk mendojmë që kemi nevojë”, thuhet në deklaratën e Rrustem Mustafës-Remit, ndaj të cilit dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti, po zhvillohet proces gjyqësor.

Në një thirrje të postuar në rrjetet sociale nga persona të pa autorizuar ishte kërkuar nga qytetarët që, në emër të mbrojtjes së vlerave të luftës së UÇK-së t’i bëhet përkrahje “Grupit të Llapit”, në mënyrë paqësore duke u grumbulluar para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.