Lejet e ndërtimit po shkatërrojnë Prishtinën?

14:05 / 12.06.2013

Banorë të disa banesave në lagjen e Muhaxherëve të martën në mbrëmje janë detyruar t’i lënë banesat e tyre për shkak të rrezikut të lartë të shembjes.

Komuna e Prishtinës thotë se shembja e dheut ka ardhur si pasojë e shpërthimit të gypit të ujësjellësit f-350 dhe me këtë rast është shembur muri mbrojtës i podrumit të një ndërtese që sa po ka filluar të ndërtohet, si dhe një pjese e rrugës se asfaltuar, por pa aluduar se kush është fajtor për shpërthimin e gypit.

Mirëpo, ndryshe njofton përmes një komunikate Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, raporton Express.

“KUR Prishtina-sh.a njofton se gjatë punimeve nga një punëkryes privat në lagjen e Muhaxherëve në afërsi të gypit tonë të furnizimit me ujë të pijshëm, ka pasur rrëshqitje të dheut ku si pasojë e kësaj rrëshqitje është dëmtuar rëndë gypi 350 mm, i cili furnizon 40 % të kryeqytetit”, në një njoftim të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

“Shembja e dheut ka ardhur si rezultat i shpërthimit të gypit të ujësjellësit f-350 dhe me këtë rast është shembur muri mbrojtës i podrumit të një ndërtese që sa po ka filluar të ndërtohet, si dhe një pjese e rrugës se asfaltuar. Ndërtimi i ndërtesës është duke u bërë me lejë të organit kompetentë të Komunës së Prishtinës”, thuhet në kumtesën e Komunës së Prishtinës.

Sipas tyre, ekipi nga Kompania Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka intervenuar duke ndalur ujin. Në vend ngjarje ka dalë Policia e Kosovës, Inspektorët e ndërtimit, Njësia e zjarrfikësve, Përfaqësuesit e Ujësjellësit, Përfaqësuesit e KEK-ut, Drejtori i Emergjencave për Mbrojtje dhe Shpëtim të AME, Inspektorët e Parandalimit dhe Hulumtimit nga Zjarri etj.

“Për shkak të sigurisë komuna në bashkëpunim me Policinë e Kosovë ka bërë evakuimin e të gjithë banorëve të dy ndërtesave të banuara”, thuhet në komunikatën e komunës.

Edhe gjatë ditës së sotme po merren masat e duhura që të sanohet dhe të sigurohen ndërtesat e banimit.
Policia e Kosovës nuk ka lejuar asnjë banor që të kthehet në banesat e tyre deri sa siguria të mos jetë në nivelin e duhur.

“Edhe gjatë ditës së sotme po merren masat e duhura që të sanohet dhe të sigurohen ndërtesat e banimit. Policia e Kosovës nuk ka lejuar asnjë banor që të kthehet në banesat e tyre deri sa siguria të mos jetë në nivelin e duhur. Inspektorët e Ndërtimit edhe sot do të jenë prezent në vend ngjarje dhe punë kryesit do ta sugjerojnë ( urdhërojnë ) të bëjë sigurimin e plotë gjatë punimeve të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.